Mbyllet java e dytë e kategorisë së parë/ Ja renditja e ekipeve dhe si duket tabela pas 180 minutave të para
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Ka përfunduar java e dytë e kategorisë së parë me ndeshjen e luajtur pasditen e sotme, atë mes Lushnjës dhe Skënderbeut që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Në këtë mënyrë janë luajtur në total 180 minutat e para dhe tashmë komandën në këtë kategori të parë e kanë marrë dy skuadrat që zbritën nga superliga, Laçi dhe Skënderbeu.
Skënderbeu gaboi sot me barazimin në transfertë, por është vetëm fillimi, ndërkohë që kurbinasit kanë 6 pikë të plota në dy ndeshje.
Në ndesjet e javës së dytë u arritën 4 barazime dhe vetëm dy fitore, madje dy fitoret kanë qenë të skuadrave vendase. Nga katër barazimet e arritura dy ishin me rezultatin 0-0 dhe dy 1-1.
Më poshtë sjellim rezultatet përfundimtare të javës së dytë dhe renditjen.
Kategoria e Parë/ Java 2
DJE
Iliria - Pogradeci 0-0
Korabi - Besa 0-0
Apolonia - AF Luftëtari 1-1
Laçi - Kastrioti 3-1
Burreli - Kukësi 2-0
SOT, 31 gusht
Lushnja - Skënderbeu 1-1
“KORÇA BOOM”
