Ngjarje e rëndë në orën e Edukimit Fizik, vd*s 15-vjeçari në shkollë
- 2 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar papritur në sallën e edukatës fizike.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.04.2026, rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi”. Në rrethana ende të paqarta, i mituri është rrëzuar gjatë qëndrimit në sallë dhe ka humbur ndjenjat.
Ai është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitë hetimore, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“KORÇA BOOM”
















