Tensione që shpërthejnë në dhunë, q*llohet me a*më në mes të lokalit
- 6 days ago
- 1 min read
Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, duke shkaktuar panik në zonë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. I plagosuri, i identifikuar si Ilirjan Dosti, është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori i dyshuar është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për motive banale.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















