top of page

Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Greqia është goditur sot pasdite (17 prill) nga një tërmet, duke shkaktuar panik. Lëkundjet sizmike u cilësuan mesatarisht të forta dhe kishin magnitudë 3.8 ballë sipas shkallës Rihter.


Tërmeti ndodhi në orën 15:47, pranë brigjeve të Kretës.


Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, por paniku te qytetarët ka qenë i madh.


Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 24 kilometra në jugperëndim të Goudoura, Lassithi, me thellësi fokale të vlerësuar në 8.6 kilometra.

“KORÇA BOOM”


bottom of page