top of page

Tension në tribunën VIP në Lushnjë, ndërhyn policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Në minutën e 27-të të takimit mes Lushnjës dhe Skënderbeut, në tribunën VIP të stadiumit është shënuar një moment tensioni mes disa tifozëve vendas dhe atyre korçarë që ishin të pranishëm për të ndjekur ndeshjen.


Përplasja verbale mes palëve ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ka krijuar shqetësim për një moment, por për fat të mirë situata është neutralizuar shumë shpejt.


Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë qetësuar palët, duke rikthyer normalitetin në tribunë dhe duke shmangur përshkallëzimin e incidentit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page