top of page

Mister në hapësirë pas 57 vitesh, astronauti i NASA-s zbuloi “shkëndija drite” pranë Hënës

  • 44 minutes ago
  • 1 min read

Një mister i vjetër nga epoka e misioneve hënore amerikane është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumenteve të reja të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO.


Së fundmi, Pentagoni publikoi një valë të dytë materialesh historike në kuadër të sistemit të ri presidencial për transparencën mbi këto fenomene misterioze.


Mes dokumenteve që kanë ngjallur më shumë interes është një transkript nga misioni historik Apollo 12 Moon Landing, i zhvilluar në nëntor të vitit 1969. Në dokument, astronauti Alan Bean përshkruan disa drita të çuditshme që kishte vërejtur gjatë udhëtimit në hapësirë, teksa përdorte teleskopin e orientimit të modulit hënor.


Sipas transkriptit, Bean raportonte se shihte “grimca drite” dhe “shkëndija” që lëviznin në errësirën e hapësirës, duke krijuar përshtypjen se po largoheshin nga Hëna me shpejtësi drejt yjeve.


Dokumentet janë pjesë e një arkive më të gjerë që përfshin materiale të NASA, raporte ushtarake, dosje të FBI-së, fotografi, video dhe memorandume që lidhen me raste të pazgjidhura të fenomeneve misterioze.


Megjithatë, autoritetet amerikane theksojnë se këto materiale nuk përbëjnë prova për ekzistencën e jetës jashtëtokësore. Sipas Pentagon, bëhet fjalë për raste ku ende mungon informacioni i mjaftueshëm për të arritur në një përfundim përfundimtar.


Edhe ekspertët shkencorë kanë rikujtuar se transkriptet dhe imazhet e misionit Apollo 12 kanë qenë të aksesueshme prej dekadash në arkivat publike të NASA-s, por tashmë po rikthehen në fokus përmes bazës së re të të dhënave të Pentagonit.


Sipas specialistëve, fenomenet e raportuara mund të kenë shpjegime më të zakonshme, si reflektime drite, iluzione optike, mbetje teknike të misionit apo efekte të tjera që lidhen me fluturimet hapësinore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page