LAJMI FUNDIT/ E rëndë në Korçë. 48-vjeçari vet*varet në banesë në lagjen 18-të!
- 20 minutes ago
- 1 min read
Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.
Kanë qenë familjarët që nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit, kanë shkuar në banesë ndërsa është ndërhyrë për hapjen e derës dhe e kanë gjetur personin të varur në dhomë.
Dyshohet se shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 48-vjeçarit. Trupi do të dërgohet në morg ndërsa vijojnë veprimet për rastin.
“KORÇA BOOM”
















