Përplasen tre automjete, 3 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
27 minutes ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një i mitur.
Të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të përplasjes.
“KORÇA BOOM”
















