top of page

Botërori 2026 nis me kaos, skuadra detyrohet të futet në karantinë

  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Një vendim i papritur i autoriteteve amerikane ka tronditur planet e DR Congo national football team për përgatitjet drejt 2026 FIFA World Cup.


Sipas raportimeve të ESPN, delegacioni i Republikës Demokratike të Kongos do t’i nënshtrohet një izolimi të detyrueshëm 21-ditor në Shtetet e Bashkuara, si masë parandaluese ndaj rrezikut të përhapjes së virusit Ebola.


Vendimi ka detyruar përfaqësuesen afrikane të ndryshojë me urgjencë të gjithë planin e përgatitjeve, duke përfshirë datat e udhëtimit, kampet stërvitore dhe ndeshjet miqësore të programuara para turneut.


Burimet bëjnë me dije se skuadra do të duhet të udhëtojë shumë më herët drejt SHBA-së për të kryer periudhën e karantinës, përpara se të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare sportive.


Izolimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e stërvitjes dhe gjendjen fizike të lojtarëve, pasi ata do të qëndrojnë të izoluar menjëherë pas mbërritjes në territorin amerikan.


Masat e forta vijnë në një kohë kur autoritetet shëndetësore ndërkombëtare po monitorojnë me kujdes situatën e virusit Ebola në disa zona të Afrikës Qendrore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page