top of page

POLICIA/ Në Maliq nëna 34-vjeçare dhunë ndaj vajzës 15-vjeçare. Ngjarje edhe në Korçë e Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 1, 2025
  • 1 min read

U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. B., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 32-vjeçar;


-shpallën në kërkim shtetasin E. R., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në një dyqan në lagjen nr.3, Korçë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 49-vjeçare, se shtetasi M. L., 69 vjeç, ka ushtruardhunë  psikologjike ndaj saj.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 15-vjeçare, se nëna e saj, shtetasja S. K., 34 vjeçe, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page