Dinamo vijon me fitoret, “Blutë” përmbysin Partizanin në derbin e kryeqytetit dhe i vihen në ndjekje kryesuesve
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
PARTIZANI - DINAMO 1-3
(Toma 45’ / Bregu 48’, Guindo 74’, Bytyçi (A.G) 90+1’)
Dinamo ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje në “Arenën e Demave” Partizanin me rezultatin 1-3.
Sfida e javës së 18-të nisi me ritëm të lartë, me “Demat” që kaluan në avantazh në minutën e 45’ me anë të Tomas.
Gjithsesi, në pjesën e dytë nisi përmbysja. Bregu barazoi në të 48’, ndërsa në minutën e 74’, ishte Guindo që përmbysi shifrat.
Gjithçka u katranos në fund, kur Bytyçi shënoi në portën e tij dhe i dha tre pikët “Nëndetëses”.
Kështu Dinamo e mbyll vitin në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Partizani në të gjashtin me 23 pikë.
Teuta – Egnatia 0-1
(Selmani 61')
Egnatia ka fituar në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1.
Golin e fitores e shënoi Kastriot Selmani në minutën e 61-të të sfidës. Ndërkohë që këtë duel, pati edhe polemika për dy gola të anuluar, një për Teutën e një për Egnatian. Ndërsa në minutën e 91-të, rrogozhinasit mbeten me 10 lojtarë pasi Aliyev mori kartonin e dytë të verdhë.
Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 37 pikëve dhe “blindon” kreun. Në krahun tjetër, me 25 pikë, Teuta mbetet në vendin e 5-të të renditjes.
“KORÇA BOOM”



















