Kategoria e Parë/ U mbyll sot java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa & Burreli
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Ka përfunduar sot java e 17-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Kategoria e Parë”.
Ndeshja e shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike mes Korabit dhe Burrelit u mbyll me fitoren minimale 1-0 për Burrelin.
Në ndeshjet e tjera të javës, Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Besa regjistruan fitoret e radhës.
Skënderbeu, që kryeson kampionatin, mposhti Kukësin në transfertë me rezultatin 1-0.
Edhe Laçi arriti një triumf shumë të rëndësishëm jashtë fushe, duke mundur Apoloninë 2-0.
Pogradeci fitoi në Gjirokastër ndaj AF Luftëtarit me rezultatin 3-2. Besa triumfoi në shtëpi 3-1 ndaj Ilirisë së Fushë Krujës. Fitore këtë javë mori edhe Kastrioti, që mundi Lushnjen në stadiumin “Redi Maloku” me rezultatin 2-1.
Pas përfundimit të javës së 17-të, Skënderbeu kryeson renditjen me 40 pikë. Laçi renditet i dyti me 33 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e tretë me 32 pikë.
“KORÇA BOOM”



















