“Na lini të jetojmë dhimbjen tonë!”- Nëna e Shpat Kasapit thyen heshtjen: Djali im ndërroi jetë në krahët e Selvijes, Roeli nuk...
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 3 min read
Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas ndarjes nga jeta të të birit, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes në këto momente të vështira.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo falenderon familjen e saj, miqtë, shoqërinë, kolegët dhe artistët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar pas humbjes së këngëtarit, të cilin e cilëson si “dhimbjen më të madhe” që po përjetojnë.
“Faleminderit të gjithë familjarëve të familjes Kasapi, familjes sime nga prindërit e mi dhe, natyrisht, gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare, për mbështetjen dhe ndarjen me ne të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të Shpatit tonë të dashur për të gjithë,” shkruan ajo.
Ndër të tjera një falenderim të veçantë Gjylymser ia drejtoi nuses së saj, Selvijes, bashkëshortes së Shpatit.
“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shpirtit të Shpatit tim, e cila jo vetëm që e dashuronte, por e adhuronte për butësinë, çiltërsinë dhe moralin e saj si bashkëshorte e devotshme. Ajo ishte maksimalisht e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme për nipin tim të vogël, Roelin. Kjo u vërtetua edhe nga fakti se Shpati ndërroi jetë në krahët e Selvijes, ndërsa mbi ta u hodh edhe Roeli, pa e kuptuar se çfarë po ndodhte”, shkruan ajo.
Mirëpo, në mesazhin e saj, nëna e Shpatit bën thirrje që të ndalen çdo lloj spekulimi apo keqinterpretimi, duke paralajmëruar se çdo përpjekje e tillë do të dënohet si moralisht, ashtu edhe ligjërisht. Ajo u kërkon gjithashtu atyre që po përpiqen të shqetësojnë familjen, veçanërisht Selvijen, që t’u lënë hapësirë për ta përjetuar dhimbjen në qetësi.
“Ju lutem atyre që, në këto momente, përpiqen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, apo cilindo prej emrave që përmenda më lart, veçanërisht Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të na lejojnë ta përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe të merren me punët e tyre personale,” shprehet nëna e këngëtarit të ndjerë i cili ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë nga një infarkt.
Postimi i plotë:
I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi,kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne,të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..!
Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!! Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!
Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre, që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!
Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”




















