top of page

Miri dhe Selin zbulojnë strategjinë e Kristi Lamajt në Big Brother Vip 5

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Banorët e Big Brother Vip 5, Miri dhe Selin, kanë biseduar për Kristi Lamajn dhe këngën e tij të njohur ‘Bajame’. Ata ndanë opinionet e tyre mbi mënyrën se si Kristi po përpiqet të dallohet brenda shtëpisë.


Miri i West Side Family i tha Selin se Kristi hyri me idenë se do të bëjë namin. Ai theksoi se shumë këngë nuk e bëjnë personazhin të dukshëm, por karakteri dhe sjellja janë ato që e bëjnë dikë të veçantë.


“Sa këngë kam bërë unë për dashurinë, këta nuk i bëjnë as të gjithë bashkë. Ne jemi brenda, ndërsa jashtë kemi bërë shumë punë,” tha Miri, duke treguar për përvojat e tij jashtë reality show-t.


Për sjelljen e Kristit, Miri shtoi: “Ai hyri me idenë se ‘jam hiti, Bajamja’, këtu do bëjë namin. Por këtu të marrin bukën nga goja. Ai është i ndarë nga të tjerët dhe ndjen mungesën e grupit. Zarfi i bardhë iu dha sepse ishte më i mbaruari.”


Selin i kundërshtoi pak, duke theksuar se karakteri dhe qëndrimi i dikujt janë ato që e bëjnë personazhin të veçantë: “Të bën karakteri,” tha ajo.


Biseda e tyre tregoi perceptimin e banorëve mbi strategjitë e Kristit Lamaj dhe ndikimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip 5.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page