SKËNDERBEU, priten lëvizjet e merkatos dimërore/ Merkato e qetë për kampionët e dimrit!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Tashmë prej dy ditësh është mbyllur viti 2025-së për Skënderbeu, vit që duket se ka qenë pozitiv në gjymën e dytë, pasi në kategorinë e parë me 40 pikë në 17 javë, Skënderbeu është shumë pranë superligës.
Këto rezultate pozitive kanë mbyllur ciklin e këtij viti, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe dhe gjatë gjithë muajit janar është merkatoja dimërorë, gjë që do të thotë se Skënderbeu është gati të bëjë disa lëvizje.
Me shumë gjasa nuk priten largime nga Skënderbeu, ndërkohë që pritet ndonjë afrim i mundshëm për vetë faktin se presidenca do të forcojë edhe më shumë ekipin për të qenë i sigurtë për ngjitjen në superligë.
Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe afrime të cilat do ti shërbejnë ekipit kur të jetë ngjitur në superligë, ndërkohë që tashmë dihet prej dy merkatosh skuadra bardhekuqe ka afruar lojtarë me kontrata 3-vjeçare e sipër.
Gjatë këtyre ditëve priten edhe largimet e lojtarëve për festat e fundvitit edhe pse në fakt pushimet janë të shkurtra dhe nuk ka kohë, pasi më 10 janar Skënderbe është planifikuar të luajë ndeshjen e Kupës ndaj Tiranës.
Të presim dhe të shohim merkaton dimërore se çfarë do të sjellë risi për këtë Skënderbe.
“KORÇA BOOM”



















