top of page

E caktoi të flinte me një mashkull, Iliri debaton me Kristin: Nga bajame të bëj qiqër...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Avantazhi të fituar në Prime-n e parë, Kristi ndau shtretërit e 13 banorëve të tjerë.


Këto ndarje sollën disa debate në shtëpi, sidomos me Ilirin, i cili nuk ishte dakord të flinte në një krevat me Armirin.


Të dy banorët patën disa “përplasje” gjatë këtyre ditëve, ndërsa në Prime, debati vijoi kështu:


Iliri: Nuk fle dot burrë me burrë. Fjeta si kaçak. Po na dhatë ndonjë krevat, mirë do bëni. Unë e di që Vëllai i Madh është i mirë dhe do më bëj një surprizë, do më bëj një krevat mbretëror. Por të fle vetëm, se mos fle me Senon. Kristi është skuth… Është ujk. Jemi në Prime-n e dytë, unë s’kam fjetur në krevat akoma. Ia arriti. Edhe unë, edhe Seno. Protestova në mënyrën time.


Seno: Për mua, aq shumë sa jam kënaqur dy netë… Unë e kam shijuar. Kjo falë Ilirit, se në çdo situatë nxjerr batuta. Unë e kisha problem ndarjen. I qëndroj disa gjërave që nuk i thyej. Si Iliri, edhe unë drejt asaj rruge isha. Për Ilirin bëri gabim, duhet t’i jepte një shtrat.


Kristi: Sa i përket zgjedhjes, mendoj se e ekzagjeruan. E morën sikur… Mendoj se për disa të tjerë, unë kisha një avantazh, por e shpërndava në 6 personazhe të tjerë. Nuk ditën ta shfrytëzojnë. Nuk dinë fare nga futbolli. S’ditën ta luajtën. Ta shijojnë futbollin përtej ekranin, se për të luajtur nuk janë.


Ilir: Nga bajame do e bëj qiqër. Dje e kuptoi që dolëm ne të fituar.


Kristi: Unë nuk e kam lënë fare Ilirin gjatë këtyre ditëve. Mendoj se Iliri ka përfituar shumë, por mund të përfitonte edhe më shumë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page