top of page

“Disiplina godet fort futbollin shqiptar, gjoba, dënime dhe vendime të rënda për ekipe e lojtarë”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë këtë javë një sërë vendimesh të forta pas episodeve të dhunës, sjelljeve antisportive dhe shkeljeve organizative në disa ndeshje të kampionateve kombëtare dhe atyre të moshave. Nga gjoba të majme e deri te pezullime të gjata, disiplina ka reaguar ashpër ndaj klubeve, zyrtarëve dhe lojtarëve të përfshirë.


Sipas vendimeve të publikuara, AF Elbasani është gjobitur me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve dhe akte dhune, ndërsa është urdhëruar të dëmshpërblejë dëmet në stadiumin “Flamurtari”. Po me 200 mijë lekë është dënuar edhe Flamurtari FC për hedhje sendesh në fushë dhe ndezje të flakadanëve.


Ndëshkime të rënda kanë marrë edhe disa zyrtarë e lojtarë për sjellje josportive ndaj arbitrit apo kundërshtarëve. Mes tyre janë:


  • Ardit Beqiri (KS Korabi), Romeo Bishdili (Besa) dhe Ditmar Bicaj (Lushnja), të pezulluar nga aktiviteti për 4 ndeshje;

  • Joni Xhaferaj (Delvina) dhe Ervis Caço (Tomori), me nga 4 ndeshje pezullim;

  • Qerim Çuni (Turbina), me 5 ndeshje ndalim për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë;

  • Disa lojtarë të kategorive të moshave si Glentjan Isufi (Tirana U-17), Arjon Bega e Bjon Hebovija (Vllaznia U-17), Sajmir Kocibelli (Skënderbeu U-18), Fabio Sulku (Akademia e Futbollit U-18) dhe Oresti Banaj (Apolonia U-17), janë ndëshkuar me pezullime që variojnë nga 2 deri në 5 ndeshje.


Komisioni ka marrë masa edhe ndaj ekipeve që kanë shkelur rregullat e garës apo kanë penguar zhvillimin e ndeshjeve. AP Dinamo A U-11 humbet në tavolinë 3-0 për aktivizim të paligjshëm të një lojtari, ndërsa zyrtari Julian Gerxho është pezulluar për 6 muaj. Edhe disa ekipe të moshave si AFK Kashari U-13, Kamza Junior U-13 dhe Kamza 07 U-14 janë dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë dhe humbje në tavolinë për moszhvillim ndeshjesh.


Në fund, Komisioni pranoi kërkesën e “Don Bosko Academy” për rishikimin e një vendimi të mëparshëm, duke lënë në fuqi rezultatin 0-3, si dhe vendosi pezullim me kusht për lojtaren Luis Bicja të FC Pepa U-15 për një periudhë 6-mujore.

"KORCA BOOM"

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page