Dita Ndërkombëtare e Kujdesit Paliativ
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Dita Ndërkombëtare e Kujdesit Paliativ
Në këtë ditë të rëndësishme u ndalëm për të reflektuar mbi kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë personat që përballen me sëmundje të rënda. Qendra “Meri Poter” në Korçë prej vitesh bën një punë të jashtëzakonshme, duke ofruar përkujdesje dhe ngrohtësi njerëzore për qindra qytetarë çdo vit.
Si bashki, jemi krenarë për bashkëpunimin me këtë qendër dhe për mbështetjen që i ofrojmë nismave që vendosin në qendër njeriun dhe jetën.
Mirënjohje për stafin e “Meri Poter” dhe për të gjithë ata që me përkushtim e zemër të madhe shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen e të tjerëve.
“KORÇA BOOM”


