top of page

Djemtë e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” fitojnë ndaj “Raqi Qirinxhi”, shkëlqejnë për katër vit radhazi në rang kombëtar

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Djemtë e gjimnazit “Themistokli Germenji” arritën një fitore të rëndësishme në basketboll ndaj shkollës “Raqi Qirinxhi”, në kuadër të garave në rang qyteti.


Ky sukses është pjesë e një tradite të fortë sportive, pasi gjimnazi “Themistokli Germenji” konkurron për të katërtin vit radhazi në rang kombëtar mes shkollave, ku ka arritur të fitojë edhe vendin e parë në edicionet e mëparshme.


Ky rezultat i arritur në rang qyteti pritet të ndihmojë ekipin që edhe këtë vit të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në kompeticionin kombëtar.


Përballja sportive u zhvillua si pjesë e aktivitetit “Ekipet Sportive në Shkolla”, i organizuar nga KOKSH, dhe synon të promovojë pjesëmarrjen e nxënësve në sporte dhe të forcojë bashkëpunimin mes shkollave për aktivitetet sportive.


Nxënësit e gjimnazit “Themistokli Germenji” treguan aftësi dhe përkushtim të lartë gjatë lojës, duke fituar vlerësimin e organizatorëve dhe të pranishmëve, dhe duke ruajtur traditën e sukseseve të shkollës në basketboll.


"KORCA BOOM"


bottom of page