Dopieta në Botëror, Ronaldo flet pas fitores: Kam 23 vite që i mbyll gojën kritikëve
- 1 day ago
- 1 min read
Portugalia fitoi 5-0 ndaj Uzbekistanit të Fabio Cannavaros, duke treguar potencialin e saj në ndeshjen e dytë të grupeve.
Vetëm gjashtë minuta lojë dhe Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin, pastaj në minutën e 17-të shënoi me goditje dënimi mbrojtësi Nuno Mendes.
Në minutën e 39-të, Cristiano e bëri rezultatin 3-0 me golin e dytë personal, pastaj në minutën e 60-të, autogoli i Nematov e çoi rezultatin 4-0.
Rafael Leao gjithashtu shënoi për 5-0 në minutat e fundit, duke hyrë mirë në lojë nga stoli dhe duke vulosur fitoren në minutën e 87-të.
Pas ndeshjes, foli edhe kapiteni i cili u shpreh se "Kam 23 vjet që u përgjigjem kritikave”.
“Gjëja e rëndësishme ishte të punoja për ekipin dhe të kisha besim. Po punojmë mirë dhe po përmirësohemi. Duke folur për veten, këto janë objektiva prestigjioze për t'u arritur, por unë preferoj objektivat e ekipit. Kemi pasur një javë të vështirë, por jemi shokë skuadre që punojmë mirë së bashku", tha CR7.
Edhe trajneri i i Luzitanëve, nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin dhe Ronaldon.
"Sot dhamë një përgjigje domethënëse. Yjet kanë treguar vlerën e tyre, jam shumë i lumtur me rezultatin. Lëvizjet e Cristianos në zone janë fantastike, ishte vetëm çështje kohe që të gjente rrjetën", tha trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez.
“KORÇA BOOM”
















