top of page

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Shkon në 5 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.


Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.


Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak.


Policia Rrugore e Durrësit, gjatë 3 muajve të fundit, ka vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që drejtonin automjetin në efektin e lëndëve narkotike.


Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet, gjendje të dehur, në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page