top of page

Drejtori i burgut i pezulluar...

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pas zbulimit në banesën e tij të rreth 4,000 rrënjëve kanabis.


Në një njoftim zyrtar, Drejtoria thekson se distancohet nga çdo veprim që shkel ligjin dhe mbështet hetimin e plotë dhe transparent të ngjarjes nga organet kompetente.


Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:


“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat për rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa. Janë ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Drejtoria distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe mbështet hetimin e plotë dhe transparent të rastit.”


Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa Bilal Hasa do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundimin e procedurave.

"KORCA BOOM"


bottom of page