top of page

Drogë në burg dhe se*s tek dhoma e lutjeve, gardiania 23-vjeçare në lidhje intime prej një viti me të burgosurin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6d
  • 1 min read

Një skandal i madh ka shpërthyer në Britani pas zbulimit të një rasti që përfshin një roje burgu 23-vjeçare, e cila akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të burgosur dhe ka futur drogë brenda institucionit, sipas asaj që u bë publike në gjykatën e Southwark në Londër.


Ish-oficerja e burgut, Isabel Dale, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosurin Shahid Sharif në dhomën e lutjeve të burgut Coldingley në Surrey, ndërsa dy të burgosur të tjerë shërbenin si “rojtarë”.


Sipas prokurorisë, incidenti ka ndodhur më 19 korrik 2022, kur Dale dhe Sharif qëndruan në dhomë për rreth katër minuta, përpara se ajo të dilte nga ambienti duke u parë në kamera teksa rregullonte rripin e pantallonave.


Gazeta Daily Mail shkruan se Dale kishte filluar punë në burg në shtator 2021 dhe, sipas aktakuzës, kishte një lidhje intime me Sharif për më shumë se një vit: nga vjeshta e 2021 deri në fund të 2022./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page