Dy aksidente brenda pak minutash, krijohen kolona të gjata automjetesh
- 1 hour ago
- 1 min read
Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë shtatë automjete. Fillimisht dyshohet se janë përplasur dy makina, ndërsa pak metra më tej pesë automjete të tjera janë përfshirë në një tjetër përplasje zinxhir.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në drejtimin Durrës-Tiranë është vështirësuar ndjeshëm, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar edhe në kahun Tiranë-Durrës, pranë Maminasit. Për shkak të dy ngjarjeve, trafiku në të dy drejtimet është rënduar ndjeshëm, ndërsa kolona e mjeteve shtrihet deri në afërsi të Tiranës.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve, si dhe për normalizimin e qarkullimit në autostradë.
“KORÇA BOOM”
















