top of page

E pabesueshme në Korçë! Del nga arresti i shtëpisë për të vjedhur një banesë

  • 54 minutes ago
  • 1 min read

Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte në një banesë, ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë reaguan menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, i cili denoncoi një tentativë vjedhjeje në banesën e tij, në fshatin Goskovë.


Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të kryera, efektivët arritën të identifikojnë autorin e dyshuar dhe ta vënë në pranga. Gjatë verifikimeve rezultoi se 49-vjeçari ndodhej me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga organet e drejtësisë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page