top of page

Arrestohet 31-vjeçari, nën hetim për ngacmim se*sual ndaj një të mituri

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Komisariati i Policisë nr. 4, pasi dyshohet për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, në një rast që përfshin një të mitur.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në datat 23 dhe 24 korrik, në një banesë në rrugën “Bardhyl”. Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga familjarët e të miturit.


Policia bën me dije se gjatë veprimeve procedurale, deklarimet e të miturit janë marrë në prani të prindit dhe psikologut, në përputhje me procedurat ligjore për raste që përfshijnë fëmijë.


Pas kryerjes së veprimeve hetimore, 31-vjeçari u arrestua më 2 gusht. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Autoritetet theksojnë se hetimet janë në vijim dhe se rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page