Trishtim për aktorin Behar Mera, humb njeriun e zemrës
top of page

Trishtim për aktorin Behar Mera, humb njeriun e zemrës

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Zi në familjen e aktorit të njohur Behar Mera. Vëllai i tij, Masar Muharrem Mera, është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare.


Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhimbjen për humbjen e njeriut të tij të dashur.


Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 15:00, në fshatin Krajkë të Dibrës, ku familjarë, miq dhe të afërm do t'i japin lamtumirën e fundit.


Ngushëllime familjes Mera, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page