Rama me pushime në Dhërmi, dalin pamjet e kryeministrit me skaf në det (Foto+Video)
- 2 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama është filmuar këtë të martë në ujërat e Dhërmiut, teksa bënte xhiro me skaf përgjatë bregdetit të jugut.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Antidroga”, një prej faqeve që gjatë javëve të fundit ka qenë ndër më aktivet në pasqyrimin e protestave të qytetarëve.

Në video, Rama shfaqet me kapele dhe syze dielli, i relaksuar, ndërsa shijon ditën në det në shoqërinë e bashkëshortes. Në skaf dallohen edhe dy fëmijë të vegjël.
Gjatë javëve të fundit, në tubimet e protestuesve është pretenduar disa herë se protestat e kishin detyruar kryeministrin të ndryshonte axhendën e tij verore. Megjithatë, pamjet e publikuara sot sugjerojnë se, pas mbylljes së sesionit parlamentar, Rama ka nisur pushimet verore dhe po i kalon ato në bregdetin e jugut./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”












