Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me murin, ndërron jetë në Spitalin e Traumës, Aleks Uka!
- 4 hours ago
- 1 min read
Aleks Uka, i cili u aksidentua ditën e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Bajram Curri, në fshatin Porav ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në fillim u mësua se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje mes motorit dhe një automjeti tip fuoristradë, ndërsa verifikimet e kryera në vendngjarje kanë zbardhur detaje të tjera.
Sipas informacioneve paraprake, Aleks Uka humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me murin anësor të rrugës. Fuoristrada e përmendur nuk ka qenë e përfshirë në aksident, por është ndalur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.
Pas aksidentit, Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















