Momenti i së vërtetës, dinamovitët shkelin në "Skonto Stadium"
top of page

Momenti i së vërtetës, dinamovitët shkelin në "Skonto Stadium"

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Dinamovitët kanë mbërritur në "Skonto Stadium", ku do të zhvillojnë sfidën e radhës në arenën europiane. Ekipi është akomoduar në stadium pak para nisjes së ndeshjes, ndërsa atmosfera është e qetë dhe e përqendruar te kampi blu.


Lojtarët dhe stafi teknik kanë inspektuar fushën, duke kryer përgatitjet e fundit përpara daljes në nxehmje. Tashmë gjithçka është gati për një përballje të rëndësishme, ku Dinamo synon të marrë një rezultat pozitiv dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në kompeticionet europiane.


Në kampin dinamovit mbizotëron optimizmi, ndërsa futbollistët pritet të japin maksimumin në fushën e lojës për të përfaqësuar denjësisht klubin dhe futbollin shqiptar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page