top of page

Dy aksidente njëherazi në Pogradec, humb jetën një person, plagoset një tjetër

  • Jun 30
  • 1 min read

Dy aksidente njëherazi kanë ndodhur ditën e sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin Pogradec-Qafë Thanë.


Në aksidentin e parë një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës.


Siç shkruan tch, i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.


Sipas mjekëve, drejtuesi është jashtë rrezikut për jetën.


Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një përgjumje e drejtuesit çka ka sjellë humbjen e kontrollit.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave.


Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti po ashtu ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.


Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page