Dy helikopterë zjarrfikës përplasen gjatë operacionit në Greqi, një ekuipazh ende i pagjetur
top of page

Dy helikopterë zjarrfikës përplasen gjatë operacionit në Greqi, një ekuipazh ende i pagjetur

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Psathës, në Greqi, ku dy helikopterë të angazhuar në operacionet për shuarjen e një zjarri janë përplasur në ajër.


Menjëherë pas aksidentit, autoritetet greke aktivizuan një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, duke angazhuar forca zjarrfikëse dhe ekipe emergjence për të lokalizuar ekuipazhet e mjeteve ajrore.


Sipas informacioneve paraprake, është gjetur ekuipazhi i njërit prej helikopterëve, ndërsa operacioni vijon për gjetjen e helikopterit tjetër dhe anëtarëve të tij. Ndërkohë, dy anëtarë të ekuipazhit u gjetën të plagosur.


Shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve ajrore nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet që në orët në vijim të publikohen më shumë detaje zyrtare mbi gjendjen e ekuipazheve dhe dinamikën e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page