Dyshohet se furnizonte një grup kriminal me eksploziv, arrestohet 34-vjeçari
- 1 hour ago
- 1 min read
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për përfshirje në ngjarje kriminale është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi K.L., 34 vjeç, i cili dyshohet se ka siguruar sasi lëndësh plasëse që do të përdoreshin në ngjarje kriminale.
Nga hetimet paraprake rezulton se 34-vjeçari dyshohet të ketë furnizuar me eksploziv një grup kriminal për kryerjen e një sulmi. Autoritetet bëjnë me dije se çështja është ende nën hetim dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Ndaj shtetasit K.L. ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me objektivin e mundshëm të atentatit, autorët e tjerë të dyshuar apo motivet e kësaj ngjarjeje.
















