top of page

E BUJSHME/ Skënderbeu në pritje të 3-4 nigerianëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Drejtori Sporti i Skënderbeut, Ardi Gjançi ndodhet në Nigeri, madje mungoi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Besës, për shkak të një misioni.


Gjançi ka udhëtuar në Abuja të Nigerisë për të seleksionuar lojtarët që pritet të sjellë në juglindje.


Burime pranë këtij udhëtimi bëjnë me dije se Gjançi ndodhet në një moment seleksionimi që bëhet me shumë futbollistë dhe do të sjellë 3-4 lojtarë të datëlindjes 2007-2008.


Këta lojtarë pritet që të jenë një ardhme e sigurtë, qoftë për shitjet e tyre, apo edhe për të ardhmen e Skënderbeut.


Tashmë mbetet për tu parë dita që Drejtori Sportiv i Skënderbeut të vijë kthehet për të parë lojtarët që do të sjellë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page