Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Premtime për punë dhe përfundim pas hekurave për vajzat e huaja
- 2 hours ago
- 1 min read
Një numër gjithnjë e më i madh grash nga vende të varfra po përfundojnë në rrjete kriminale ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, me premtime për punë të mirëpaguar dhe mundësi për të arritur në Evropë.
Kështu nis një artikull i publikuar nga Agence France-Presse (AFP), i cili trajton fenomenin e prostitucionit të organizuar me vajza të huaja në Shqipëri. Sipas raportimit, shumë prej këtyre grave rekrutohen nga rrjete kriminale me premtime për një jetë më të mirë, por përfundojnë të shfrytëzuara në aktivitete të paligjshme.
Artikulli thekson se një pjesë e tyre përfundojnë edhe në burgjet shqiptare, pasi ligji në Shqipëri parashikon deri në tre vite burg për personat që merren me prostitucion, në rastet kur nuk konsiderohen viktima të trafikut të qenieve njerëzore./Shqip
“KORÇA BOOM”
















