top of page

E FUNDIT/ Aksidenti me vdekjen e 42-vjeçares në Devoll, arrestohet 36-vjeçarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 3, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor "Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas.


Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page