SHERRI MES TË RINJVE NË LAGJEN 2 NË KORÇË/ Policia zbardh DETAJET e konfliktit: I mituri ishte qëlluar me th*kë...
- 8 hours ago
- 1 min read
Policia e Korçës ka ndarë sot në mesditë (14 prill) detajet nga përleshja e dhunshme mes dy grupeve të të rinjve në lagjen nr. 2, me pasojë plagosjen e një të mituri me thikë.
Hetimet janë paraprake, por uniformat blu sqaruan se kanë shoqëruar një person të dyshuar, kurse i dëmtuari është 17 vjeç, me inicialet E.B.
Ngjarja ndodhi pranë kinemasë së qytetit dhe motivet mbeten ende të paqarta.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 2, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me mjet prerës një 17-vjeçar, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.
Gjithashtu zbulohet se pas kontrolleve dhe hetimeve është shoqëruar një i dyshuar, kurse hetimet janë ende aktive.
“Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, bëri me dije policia.
Fillimisht u dyshua se çarja në trup mund të ishte nga rënia e të miturit mbi kangjella pas goditjes, por tani dyshohet se ajo ka ardhur nga goditja me mjet prerës.
Gjatë përleshjes janë përdorur edhe sende të forta, teksa në vendngjarje u gjet edhe një atlete teke e një prej personave të përfshirë në konflikt.
“KORÇA BOOM”
















