top of page

E FUNDIT/ Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital: Pas arrestimit ka probleme me zemrën!

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore pas ndalimit.


Sipas informacioneve, mjeku nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ndërsa për shkak të historikut me probleme kardiake është dërguar me urgjencë për kontroll mjekësor.


Pas vizitës dhe kryerjes së EKG-së, mjekët kanë konstatuar shqetësime me zemrën, duke vendosur shtrimin e tij në spital për monitorim të mëtejshëm.


Aktualisht, Nunka ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa pritet të vendoset edhe mbi zhvillimin e masës së sigurisë, e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme.


Burime bëjnë me dije se seanca mund të mbahet edhe në ambientet e spitalit, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page