E FUNDIT/ Klubi shumësportësh “Skënderbeu” në deklaratë zyrtare. Ja çfarë thuhet!
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
KOMUNIKIM ZYRTAR
Në dritën e zhvillimeve të fundit që lidhen me aktivitetet e volejbollit kombëtar, Klubi Sportiv Skënderbeu dëshiron të theksojë rëndësinë e transparencës, barazisë në garë dhe respektimit të rregullave si themel i çdo kompeticioni sportiv.
Ne besojmë se Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), si institucioni përgjegjës për organizimin e kampionatit, do të vazhdojë të garantojë zhvillimin e tij në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare (FIVB, CEV) dhe me rregulloret vendase, duke siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të trajtohen me drejtësi dhe paanshmëri.
Klubi Sportiv Skënderbeu mbështet çdo vendim që ka për qëllim ruajtjen e integritetit të garës, forcimin e besueshmërisë së institucioneve dhe krijimin e një ambienti të ndershëm konkurrues, për sa kohë që këto masa zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha klubet dhe sportistët, vendas apo të huaj.
Jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit institucional, dialogut të hapur dhe zbatimit korrekt të rregullave, mund të ndërtojmë një kampionat më të fortë, më dinjitoz dhe përfaqësues për sportin shqiptar.
“KORÇA BOOM”



















