top of page

E FUNDIT/ Nga braktisjet e ndeshjeve te gjobat e lojtarëve dhe zyrtarëve, publikohen vendimet e Komisionit të Disiplinës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 4 min read
  1. KF Bylis U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Laçi U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  2. AF Luftëtari U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  3. AF Luftëtari U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Shkodra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  4. Lojtari i KF Vora U-17, Shaban Kolgjini, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


  5. Labëria SK U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër Sporting Durrës U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  6. Dinamo U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Olimpik Junior B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  7. Kamza 07, U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Burreli U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  8. KF Iliria U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.


  9. Zyrtari i KF Iliria U-17, Jomels Selmani,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.


  10. KF Tirana U-14, për mospërmbushje të detyrimeve, përgjegjësive dhe masave të sigurisë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Astiri U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  11. Zyrtari i KF Tirana U-14, Samet Gjoka, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k dhe 16 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.


  12. AP Dinamo B, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Alfa Football U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  13. TR 19 Akademi U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Tirana A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  14. KF Vora U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Durrës City U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  15. KF Burreli A, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  16. Kamza Sport B, Vajza U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Vajza U-16, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Alpha 2024, Vajza U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.


  17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page