top of page

E FUNDIT/ Nuk ndalet Pogradeci, firmos edhe zv/trajneri Saimir Dragoi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 20
  • 1 min read

Pogradeci është duke “vrapuar” për të firmosur sa më parë me të gjithë grupin e lojtarëve, por edhe stafin teknik, ndërkohë që kujtojmë që rinovimin e parë në këtë emrkato verore e bëri trajneri Besnik Lisha. Në këto momente sapo ka rinovuar edhe për një vit tjetër zv/trajneri dhe bëhet fjalë për Saimir Dragoi, ndërkohë që i urojmë suksese në rrugëtimin e tij me këtë skuadër që kërkon titullin kampion.


Kujtojmë që firmat në kontratat e reja të Pogradeci në volejboll për femra kanë javë që kanë filluar, ndërkohë që deri në këto momente kanë firmosur emra të tillë si, Paola Gjata, Edona Kalludra, Emanuela Ramo dhe Natalja Mato.


Tashmë pritet që në ditët në vazhdim të kemi edhe firma të tjerë.

Pogradeci kërkon titullin kampion sezonin e ardhshëm 2025-2026 dhe sigurisht që ky është një objektiv madhor. Sot ishte firma e radhës, ajo e zv/trajnerit Saimir Dragoi, ndërkohë që në vazhdim priten firma të tjera të rëndësishme.


Njoftimi zyrtar i Pogradecit:


ZYRTARE!

Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit për sezonin sportiv 2025-2026 me Zv/trajnerin Z.Saimir Dragoi !

Suksese!


“KORÇA BOOM”



bottom of page