top of page

E FUNDIT/ Zgjedhje në PD Dega Korçë. Deputeti Fidel Kreka u uron suksese dy kandidatëve, Harito Zoto dhe Mikel Dishnica!

2 hours ago
1 min read

Pak momente më parë ka qenë deputeti i Korçës, Fidel Kreka që nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare në facebook, ka zbuluar datën e zgjedhjeve në PD Dega Korçë.


Të shtunën e ardhshme në datën 7 nëntor demokratët e juglindjes do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes Harito Zoto dhe Mikel Dishnica, dy emrat kandidatë për kryetarin e ri të kësaj Dege.


POSTIMI I DEPUTETIT FIDEL KREKA:


Të dashur anëtarë demokratë të Korçës!


Ju ftoj të merrni pjesë masivisht në votimin për Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Korçë, këtë të shtunë, më 7 nëntor, nga ora 08:00 deri në 18:00. Procesi do të zhvillohet mbi bazën e listave të përditësuara të anëtarësisë.


I uroj suksese kandidatëve Harito Zoto dhe Mikel Dishnica!


Kjo garë është themelore për vazhdimësinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page