top of page

E FUNDIT/ Zjarr në fshatin Trebinjë në Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, dyshimet e para

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2025
  • 1 min read

Një banesë është përfshirë nga flakët, pak minuta më parë, në fshatin Trebinjë të Mokrës.


Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur menjëherë në të gjithë banesën. Fatmiresisht familjarët kanë arritur të dalin pa marrë dëmtime.


Nga banorët e zonës është njoftuar policia dhe zjarrëfiksja, e cila ndodhet rrugës për në fshatin Trebinjë, në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit.


Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta./CNA


“KORÇA BOOM”


bottom of page