top of page

E FUNDIT/ “Lumë” ofertash për disa lojtarë të Skënderbeut, por klubi!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 2 min read

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme në lidhje me ofertat që kanë mbërritur për disa lojtarë të Skënderbeut. Në fakt, janë vetëm oferta dhe këto oferta portali ynë mëson në këto momente se kanë javë që kanë mbërritur dhe po mbërrijnë në adresë të klubit.


Të paktën për katër lojtarë të Skënderbeut, mësohet se ofertat kanë qenë konkrete dhe sigurisht një gjë e tillë pritej, pasi lojtarët bardhekuq kanë cilësi dhe jo më kot Skënderbeu ka qenë dhe do të jetë një nga më aktivët në merkato.


Më konkretisht ofertat që kanë mbërritur, kanë qenë për Saleh Nasr, Marko Alia, Bismark Çarls dhe Ardit Nikaj. Jo se vetëm për këta të katërt kanë qenë oferta konkrete, pasi ka pasur edhe për lojtarë të tjerë, por që ofertat kanë qenë më të pakta.


Kujtojmë që të gjithë këta lojtarë kanë kontratë me klubin “Skënderbeu” dhe presidenti Ardjan Takaj e ka ndarë mendjen që pjesën më të madhe të futbollistëve ta mbajë edhe kur Skënderbeu të luajë sezonin e ri në kategorinë e parë. Shitjet mund të jenë vetëm për 1 apo 2 lojtarë që do të kenë oferta të majme, ndërsa për pjesën tjetër janë pjesë e bardhekuqve dhe nuk do të ketë lëvizje, apo më konkretisht shitje.


Pra, në tavolinën e Takajt, ofertat janë të shumta edhe gjatë këtyre ditëve, por klubi po zbaton deri tani strategjinë që ka, për të mos shitur asnjë lojtar për momentin dhe vetëm ndoshta me fillimin e fazës përgatitore, do të vendoset me stafin teknik për ndonjë që mund të shitet.


Të presim dhe të shohim ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me këto oferta, por që janë konkrete dhe sigurisht që kjo do të ndodhte dhe nuk diskutohej. Skënderbeu mbi të gjitha e ka grupin dhe kërkon ta ruajë edhe në sezonin 2025-2026.



“KORÇA BOOM”



bottom of page