top of page

E mërkurë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 32°C, ja si parashikohet moti për sot

7 hours ago
1 min read

Ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite.


Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites.????Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.


Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page