top of page

E pabesueshme! 45-vjeçari plagos efektivin me a*mën e shërbimit dhe tenton arratisjen

  • 17 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një 45-vjeçar i shoqëruar nga policia ka plagosur një efektiv gjatë transportimit, duke përdorur armën e shërbimit të këtij të fundit.


Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Z. S., i cili ishte shoqëruar nga shërbimet policore pas një konflikti të ndodhur në ambientet e Prokuroria e Fierit. Gjatë kthimit me automjetin e policisë, në aksin rrugor pranë fshatit Kutalli, ai ka arritur t’i marrë armën e shërbimit efektivit 20-vjeçar A. T., me të cilën e ka qëlluar në kofshë.


Në automjet ndodheshin tre efektivë policie dhe i shoqëruari. Pas plagosjes, 45-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi, por është neutralizuar dhe arrestuar nga dy punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin në makinë.


Efektivi i plagosur u transportua fillimisht në Spitali Rajonal i Beratit, ku mori ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u dërgua drejt Spitali i Traumës për trajtim të specializuar. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, 45-vjeçari rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm, i skeduar për vepra që lidhen me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page