E q*lloi veten dhe shpiku autorin, zbulohet skema e 36-vjeçarit
- 7 hours ago
- 1 min read
Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Laprakës, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri dhe më pas ka dhënë një version të rremë për ngjarjen.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet A. H. është plagosur një ditë më parë brenda automjetit të tij, me një armë që e mbante pa leje. Pas incidentit, ai ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ku ka deklaruar se ishte qëlluar nga një person tjetër.
Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga autoritetet, ka rezultuar se plagosja ka qenë aksidentale dhe se 36-vjeçari ka bërë kallëzim të rremë me qëllim për të fshehur rrethanat e vërteta të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
“KORÇA BOOM”
















