E RËNDË/ Plagosje me th*kë e gërshërë në Pogradec, arrestohen në flagrancë dy persona
- 2 hours ago
- 1 min read
Plagosje me thikë e gërshërë në Pogradec, arrestohen në flagrancë dy persona.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec dhe I. B., 52 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasin I. B.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ç. iu gjetën një thikë dhe një send i mprehtë (gërshërë), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“KORÇA BOOM”
















