top of page

E rëndë, 70-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë.


Viktima është identifikuar si Skënder Nezha, i cili jetonte i vetëm. Kanë qenë fqinjët ata që, pas mungesës së tij për një periudhë kohe, kanë ngritur dyshime dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.


Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet policore kanë konstatuar se 70-vjeçari kishte ndërruar jetë brenda banesës së tij.


Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.


Autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page