E rëndë/ Dhunohet brutalisht drejtori i AKU-së, goditet me qytë p*stolete në kokë
- May 21
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është dhunuar drejtori i AKU-së për Shkodrën, Ramir Haderi.
Sipas informacioneve paraprake, Haderi është sulmuar nga disa persona ende të paidentifikuar në lagjen “Rus”. Ai dyshohet se është goditur me sende të forta dhe me qytën e një arme në pjesën e kokës, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Burime bëjnë me dije se drejtori i AKU-së ka qenë duke ecur në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij në momentin kur autorët i janë afruar dhe e kanë sulmuar brutalisht.
Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Paraprakisht dyshohet se dhunimi mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtues i AKU-së në Shkodër.
“KORÇA BOOM”
















